Nga Haxhi MUHAXHERI
K O S O V Ë,
GËZUAR 6-VJETORI
I PAVARËSISË !
Pikërisht para gjashtë vitesh, më 17 shkurt 2008, u realizua një pjesë e ëndrrës së kahmotshme të shqiptarëve, u shpall pavarësia e shtetit të dytë shqiptar – Kosovës. Sikundër qe shpallur më 28 nëntor 1912 pavarësia e përgjysmuar e Shqipërisë, edhe kësaj radhe mbetën jashtë kufijve të dy shteteve shqiptare shumë troje tona që padrejtësisht na jan marrur.Për këtë arsye, më të drejtë mund të themi se më krijimin e shtetit të Kosovës u realizua ëndrra jonë e pjesëshme për bërjën e Shqiprisë natyrale, bashkimin e të gjitha tokave shqiptare në një të vetmën SHQIPËRI.
Ndaj, së bashku më përgëzimin tonë për gjashtë vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, urojmë edhe realizimin e ëndrrës së vërtetë të shqiptarëve, bashkimin e të gjitha trojeve në një Shqipëri me një gjuhë dhe një flamur.
Gëzuar festa miq, gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen