Mittwoch, 4. Juni 2014

Musa Jupolli - Haxhi Muhaxherit


Musa Jupolli

Haxhi Muhaxheri-t

Simfoni koreografi në gjashtë pjesë...

Krijuesi dhe pikëpamjet e tij
Freska e muzikalitetit shqiptar
Kulturë poetike
Koreografinë e vendosa aty afër një libri
Ma nota në kompozim të natyrës
Rimë në definim të jetës
Ngjyrat i zgjodha nga deti Jon
Letrat e Haxhi Muhaxherit në dëshmi
Baletet e Operës dardane
Vallëzimi e skenografia
Ajo nga Çamëria
Një sukses i larë shpesh me lotë
Vlerat e artit për Liri
Vlerat e Lirisë për artin
Kundër ideologjisë
Propagandës kombëtare
Në simbolet e lashtësisë
Të një kombi të lashtë !
Në skenë një poet
Haxhi Muhaxheri
Shpalos vlerat e kulturës
Asnjë “politikan” në skenë
Arti vulosi epokën
Koreografia e historisë shqiptare
Historia bashkëkohore
Me penë në dorë
Energji dhe shpresë
Në shërim të dhimbjeve
Zë që krijon notat e ardhmërisë!
*
Rebel poetik më thonë
Rinia bletë e rrush n' ushqim
Sinonim
Thërrasin shqiponjat në venerim
Për letrat e bukura pa hile
Që ndritësojnë artin tonë !

Paris, 04/06/2014
______________
 
 
DISA NGA KOMENTET:
 
RAGIP DRAGUSHA, poet
E ndjeje per krenari vepren Tuaj Musa Jupolli kushtuar mikut tone te shquar te letrave ne shqip Zotit Haxhi Muhaxheri i cili ka jovetem nje begraund te mirfillte poetik te muzes se Tije por Ai me nje perkushtim atdhetare mbron cdo vlere te letersise shqipe te autoreve te tjere me hapsire publicitare qe promovon here pas here arritjet e saje.. I prirur te mos njohe kufije ne hapsiren shqiptare Ai ka krijuar tashma dhe imazhin e nje njeriu qe vlerson pa dallim te bukuren. Ndaj gjeje rastin te Ju pergzoj te dyve per mjedisin special poetik te sjellur ne sofren tone gjate gjithe kesaje perjudhe.. Urimet dalin nga zemra per njerez te tille qe rralle ndeshim ne kete mjedis per shpirtin e tyre te madh dhe sinqeritetin qe peromojne ne kontakte me ne cdo dite . Urime Zoti Muhaxheri :Jete te gjate e lumturi ne familjen Tuaj. Zoti Ju bekofte. 

GJON RROKU, profesor
Qofsh i nderuar poet Musa Jupolli! Sinteza e krijimtarise poetike te poetit Haxhi Muhaxheri ,eshte paraqitur me zemer te hapur e plot bukuri vlerash.Personalitete qe miratojne e pranojne progresin jane shembulli me i mire qe duhet ndjekur. Ju uroj per suksese ne krijimtarine Tuaj!
 
VIKTORIA XHAKO, poete
Kur poeti i dedikon një poezi poetit, letërsia mban vulën e sinqeritetit dhe merr të gjitha vlerat e saj! Përgëzimet e mia, mik e poet Musa!
 
TONIN NIKOLLI, poet
Jane fjale poetike dhe shpirterore, qe mbillen ne trollin e dashamiresise dhe respektit miqesor, njerzor dhe partiotiko - intelektual, per te rritur nje peme te re, qe te lulezoje dhe te jape fruta te perhershme, ne nderim te jetes, gezimit, lumturise dhe suksesit. Musa Jupolli, portretisti i shquar i miqve te tij dhe figurave te tjera, zgjedh faren, token dhe dhebjell sic di vetem ai! Komplimenti moku om poet dhe shume urime, mikut Haxhi Muhaxheri!
 
VJOLLCA SHURDHA, poete
Kush mè mire se Ju vella Musa Jupolli nje atdhetar me vlera te medha njerezore, me intelekt te theksuar ne fushen e artit ,te kultures e te literatures tè çdo lèmie qe levron mund tè pershkruaj artisikisht portretin e Z.te nderuar HAXHI MUHAXHERI..Pershkruar me origjinalitet dhe mjeshteri pa shume buje por ashtu vellazerisht na paraqet persona dinjitoze e serioze te artit e kultures.Faleminderit vella per njohjen me personalitete te artit e kultures .Respekt per JU dhe Z Haxhi Muhaxheri ne maksimum!

MENTOR THAQI, poet
Ky krijim i bazuar në arsyeshmëri, nuk është thjeshtë një kreaturë vargjesh poetike, jo thjeshtë një kënaqësi rasti në lexim dhe përkushtim, jo thjeshtë një urim dhe përgëzim poetik të një dite padyshim të bukur të vitit-jetë! Ky mishërim poetik, kulturor-artistik, filozofik, historik në rrjetin mbarëpërfshirës të një veprimi të një personaliteti të vyer kombëtar, është mbi të gjitha një ndërtim i bukur dhe i sinqertë e i arsyeshëm i një pjese të bukur të enciklopedisë sonë, kjo mbi të gjitha bazuar në vlera të mirëfillta që posedon Krijuesi-Artist Haxhi Muhaxheri, vlera që përkojnë me ndershmërinë dhe mbrojtjen e së bukurës tradicionale etnike dhe etike që aq bukur i njeh dhe vë në varg krijuesi-artisti ynë kombëtar, imvëlla Musa Jupolli!
 
ISMAIL RUGOVA, veprintar i shquar
Poeti kombëtar Musa Jupolli edhe me këtë poezi kushtuar ditëlindjes së autoritetit të letrave shqipe Haxhi Muhaxheri, dëshmon në mënyrë më të shkëlqyeshme se pena e tij shkruan perla për të mirën e atdheut....Me një dashuri të pastër me një dëshirë që autoritetet e kulturës shqiptare të ngriten lartë e më lartë, poeti ja kushton këtë poezi brilante ku rima shkëlqen në cdo varg...Urime të sinqerta për heroin e poezisë vëlla Musa, nërsa juve respekti dhe përgëzimi!
 
MERGIM OSMANI, poet
Lirisht mund te them mendoi une sinqerisht dhe me plot zemer Babai Letersise Shqiptare ne Diaspore eshte i Madhi Musa Jupolli .... te pergezoi per keto vargje te qendisura mrekullisht ...Poashtu i uroi ditelindjen nga zemra te Mikut te nderuar dhe te respektuar Haxhi Muhaxheri i cili po ben nje pune te shkelqyer dhe te palodhur ne afirmimin e krijuesve Shqiptar.... Zoti te Bekofte ...
 
DAVA NIKOLLI, poete
Letrat e Haxhi Muhaxherit në dëshmi
Baletet e Operës dardane
Vallëzimi e skenografia
Ajo nga Çamëria......Nje dedikim madheshtore dhe i plotemerituar per poetin Haxhi Muhaxheri....Ju pershendes mik i nderuar e poet i talentuar Musa Jupolli ....Me shume respekt per penen tuaj!
 
KUJTIM STOJKU, poet
Me rastin e ditelindjes i keni bere nje dhurate te çmuar,ketij njeriu qe me nje vetmohim te pashembullt bashkoi te gjithe krijuesit.I uroj gjithe te mirat dhe suksese te pafund.
 

SHYHRETE AHMA, poete
Dedikim madheshtore kushtuar njeriut tone te letrave z Muhaxheri....Juve z Musa pergezime penes se juej, dhe urime Diten e Lindjes mikut tone te nderuar Haxhi Muhaxheri!...Respekt!
 
AJETE PAVATA, poete
...Vlerat e artit per Lirine
Vlerat e Lrise per artin
...Urime per te nderuarin dhe poetin e poezise briljante HAXHI MUHAXHERI ! Pergezime penes Tuaj te shkelqyer poet
Musa Jupolli !
 
AGIM JERLIU, poet
Urimet më të përzemërta për Ditëlindjen poet z. Haxhi Muhaxheri, urime dhe gjithë nderimi im për Ju z. Musa Jupolli për kujdesin dhe respektin e vazhdueshëm ndaj miqeve krijues. Respekt!
 
NIKOLL NDOK ULNDREAJ, poet
Komplimenti krijimtarise tuaj poet Jupolli! Respekt per poetiken dedikuar Zotit Haxhi Muhaxheri! Respekt per Zotin Haxhi Muhaxheri!
 
AGRON SHELE, poet
Portretizimi ne vargje i z Muhaxheri nga nje pene e spikatur dhe perhere ne sherbim te kombit sikurse eshte ajo e Musait eshte vlere e dyfishte per personalitetin e tij! Suksese miq! 

HASAN QYQALLA, poet
Miku i kendon mikut... mrekullueshme dhe respektative...!
 
VJOLLCA TIKU PASKU, poete
Skena e nje poeti eshte e gjithaneshme. Nepermjet penes se tij te arte poeti Haxhi Muhaxheri, jep shprese dhe melhem per plaget e popullit..Dhe kjo eshte pasqyruar me se miri me vargjet tuaja i nderuari poeti Musa Jupolli.Poeti i kendon poetit ne diten me te shenuar te tij ..Edhe 100 i nderuar Haxhi Muhaxheri dhe urime per rrezatimin e vargjeve poeti Musa!
 
ANASTAS NIKA, aktor
Nuk ka gje me te bukur e me fisnike e me krijuese e me hyjnore,kur nje krijues shkruan per nje tjeter ,me aq dashuri e respekt -dhe arti behet me i bukur me i ndjeshem me i dashur, dhe vete kombi pulson bukur ne ritmin normal te zemres se vet,dhe bota eshte me e bukur e me njerezore.....te vleresosh nje krijues tjeter do te thote te vleresosh e te nderosh veveten ne shkallen me te larte! Dhe ky jeni ju vella e miku im dashur Musa Jupolli! Urime per keto vargje qe i rrine bukur kohes e dheut tone,dhe sigurisht Krijuesit-Artist Haxhi Muhaxheri!
 
ENGJELLUSHE GABA, Shkodër
lerat meritojnë të njihen dhe ju i nderuar poet Jupolli keni arritur me anë të këtij dedikimi, të zgjoni kureshtjen edhe tek kushdo lexuesi i thjeshtë për ta njohur më shumë shpirtin e këtij krijuesi që "Me penë në dorë
Energji dhe shpresë
Në shërim të dhimbjeve

Zë që krijon notat e ardhmërisë!"
Urimet më të mira për suksese më tej Ju e poetit në fjalë Haxhi Muhaxheri !
 
PILO ZYBA, shkrimtar
Si gjithmonë sinfonitë tuaja poetike me perkushtim,janë aq melodike,aq tingëlluese dhe artistike,saqë leuesi ne vend që ti pije pak nga pak e kthen goten me fund,per ta shijuar dhe per te pare brenda kesaj gote portretin tuaj artistik të radhes....Respekt
 
DIAMANTA ZALTA, poete
Doza te medha respekti midis te respektuarish. Eshte i mrekullueshem ky kembim, eshte fisnik ! Respekt per dy miqte e mi mjeshtra te penes shaqipe Musa dhe Haxhi.
 
04.06.2014

Dienstag, 25. März 2014

Haxhi Muhaxheri - Shqipëria

 
SHQIPËRIA
 
Ishte nuse
që ia kishin zili perënditë
 
Nga shkëlqim i nurit të saj
dritë merrte edhe dielli
 
Kahmot e lakmonin
kodoshet e Olimpit
 
Ajo nuk jepej
ajo nuk merrej
 
Ata e mallkuan
trupin ia gjymtuan
 
Thonë se atëbotë
Europa qeverisej nga djalli
 
21. 03. 2014
 

Montag, 17. März 2014

Hasan Tahsini, "Ylli i diturisë" së popullsisë çame...

(Botimi trevëllimësh, i veprave të përkthyera të Hoxhë Hasan Tahsinit, në duar të lexuesve tanë)

Nga: Prof. Dr. Hektor Veshi
shkrimtar e studiues-Tiranë

1.
Për shumë shqiptarë emri i dijetarit tonë, Hoxha Hasan Tahsini (1811-1881) vetëm është dëgjuar. Shumëkush di edhe se ai ka qënë prorektori i parë i Universitetit të Stambollit, kryeqytet i ish-perandorisë turke, në messhekullin e 19-të. Natyrisht, është ndjerë krenar. Por në sistemet shoqërore, që u këmbyen në Shqipëri pas shpalljes së saj shtet i pavarur (1912), njohja e vlerave të trashëguara kombëtare ose ishte e mangët (deri më 1939) ose edhe u krijuan rreth tyre mendime negative: fetë – terrene obskurantiste dhe personat fetarë në krye të tyre, kundërshtarë të regjimit komunist etj etj.
Por nga të gjithë ata personalitete, emri i Hoxha Tahsinit nuk u përlye dot. Mund të mos dihej sa duhej për të, por emri i tij mbeti në kujtesën e brezave i pastër, si bora e majëmaleve të larta, ku edhe alpinistët nuk shkelin. Kurse në rrethin e njerëzve të gjakut të tij , edhe mbi një shekull pas vdekjes (1881), në fshatin Ninat, në veri të Çamërisë shqiptare, në jug të Shqipërisë shtetërore, mbetej gjithnjë i gjallë, siç e kishin njohur bashkëkohësit: i urtë, i ditur, rrezëllitës në çdo pikëpamje. Kur zihej në gojë ai, te fëmijët ndizej një dritë adhurimi, sa ëndrra e tyre më e madhe ishte, si e si të rriteshin sa më shpejt dhe ta ndiqnin rrugën e tij, mundësisht të shkelnin gurët, ku kishte ecur këmba e tij.
Njëri prej fëmijëve të tillë, tani grua e pjekur, që çau shumë pengesa për ta “takuar” të adhuruarin e madh të fisit, yllin e diturisë së popullatës çame, Hoxha Tahsinin, është zonja Manushaqe Halili. Përbëjnë rrëfenja të gjata ndodhitë e jetës së saj, gjatë udhëtimeve vetjake për në Stamboll, në kërkim të varrit, shtëpisë ku jetoi dhe të veprave që shkroi e botoi, shqiptari i adhuruar Hoxha Tahsini. Kurse vlerësimin e gjithëçkaje, që ka të bëjë me të e vërteton edhe fakti se, siç thotë e shkruan vetë diku në librat e botuara, një cope letër e grisur nga origjinali i njerës prej veprave të Tahsinit gjatë fotokopjimit, diku në bibliotekat e Stambollit, ajo e mori, e mbështolli dhe e ruan si gjë të shtrënjtë në çantën e vet. Është copëz letre, besnike e diturisë së Hoxha Tahsinit, që e ruajti sa i takon mënçurinë e tij, për mbi një shekull… Me këtë përkushtim, pa kursyer asgjë nga vetja, lodhje, shpenzime, takime e njohje me specialistë e gjuhëtarë të fushave të ndryshme, si dhe zgjedhjen e botuesit (SHB “Onufri”), ajo ka arritur t’ua paraqesë lexuesve veprën (vandak) trivëllimëshe, një thesar diturie dhe model realizimi teknik tipografik e libërlidhjeje, që nderon çdo lexues, kur e merr në dorë dhe, më tej, e lumturon, kur i lexon.
2.
Po cila është përmbajtja e tre librave- vepra e botuar?
Libri i parë, pas vlerësimeve për shkencëtarin Hoxha Tahsin nga autorë bashkëkohorë, si Sami Frashëri ose botues të tij, parathënies së thekshme të studjuesit Moikom Zeqo dhe mendimeve hyrëse të zonjës Manushaqe Halili, me titullin “Hoxha Tahsini: Frymëzimi, krenaria dhe përkushtimi im”, vijon me veprat: “Historia e qënies ose e krijimit”; “Sekretet e ujit dhe ajrit” dhe mbyllet me “Psikologjia”, gjithësej 212 faqe.
Libri i dytë, me 349 faqe, plotësohet me lëndë të përkthyera nga dy numra të revistës “Mexhmua-I Ulum” (Revista shkencore), ku paraqet interes “Rregullorja për botimet e zakonshme” dhe, sidomos, afër 22 bisedat për probleme me shumë interes për kohën e tij, por edhe për ne sot, jo vetëm thjesht për njohje.
Gjithashtu, me interes është edhe tema “Përparimi i arsimit, historia, klasifikimi dhe frytet e shkencave”.
Edhe në librin e tretë, me 275 faqqe, vazhdon lënda e revistës shkencore, deri te nr.7 i saj dhe vijon me “Historia e shkurtër e astronomis”.Aty i lihet vend më vete metodologjisë së Keplerit dhe temës “Gravitacioni dhe pesha e përgjithshme”.
Me aq sa kemi mundur të kuptojmë, nga leximi i këtyre veprave, mendojmë se karakterizohen nga saktësia shkencore, gjuha e qartë ose lakonike. Kur autorit i duhet të paraqesë teori të vështira ose kundërvenie te argumentuara, u lë vend mendimeve përparimtare, nga shkencëtarë dhe zyrtarë të vendeve të përparuara, por edhe konservatorëve.
Për vlerat e padiskutueshme intelektuale dhe shkencore të Hoxha Tahsinit kanë shkruar mjaft personalitete të kohës, bashkatdhetarë ose me origjinë nga Shqipëria, si dhe të tjerë, jashtë Turqisë. Kështu, Sami Frashëri (i dituri-“ Shemshedin Samiu”!) ka shkruar:”Hoxha Tahsini ishte nga ata njerëz të mëdhenj, që rrallë nxjerrin shekujt dhe epokat”. Poeti i shquar turk, Abdul Hak Hamidi, ish-nxënës i tij, ka shkruar për Hoxha Tahsinin: “Ishte vëzhgues dhe shkencëtar shumë i ditur, ishte thesar i njohurive shkencore, ndoshta, një botë e tërë dijesh; ishte filozof, letrar, vjershëtar, i zoti t’i përgjigjej çdo pyetjeje…”. Kurse Riza Teufiku, filozof turk me origjinë shqiptare, ka thënë se “I ndjeri ishte mësuesi i shumë njerëzve të mëdhenj”. Për këto arsye “Emri dhe fama e njeriut të madh e të virtytshëm,- shkruan, ndër të tjera, ish-nxënësi dhe botuesi i veprave të tij, Nadiri Fevzi, -nuk u përhap vetëm në Stambollin romantik, por edhe në Europë”.
Pasi është njohur më në thellësi me veprat teorike të shkencëtarit emërmadh, studjuesii dhe enciklopediku i sotëm shqiptar, Moikom Zeqo, e ka titulluar parathënien e krejt botimit, ”Hoxha Tahsini, profili shqiptar i ndritur i shekujve”. Tani, kur mund ta marrë vetë në dorë çdo lexues këtë thesar të dijes, le ta gjykojë vetë sa të drejtë kanë pasur ata burra bashkëkohës të korifeut me mantel fetari dhe, sidomos, sa i shërbejnë edhe sot vendlindjes dijet e tij të thella, të gjera, nga shumë fusha, përfshirë edhe letërsinë. Jam i isigurtë se lexuesit e sotëm do t’iu mbeten mirënjohës një numri të madh ndihmetarësh, në të gjithë proceset e përpunimit të lëndës, nga përkthimet e deri në botim. Pra, meritojnë falënderime të gjithë. Personalisht, jam enthusiast për këtë botim, pasi plotësohet një boshllëk i madh në “panteonin” e njerëzve tanë të dijes, rragullohet një padrejtësi e zgjatur në kohë, ndaj atij personaliteti. Por është edhe një model i shfaqjes së atdhetarisë nga një zonjë, i denjë për t’u ndjekur për shërimin e mjaft plagëve të sotme ose të bartura nga e kaluara. Unë, do ta shprehja entusiazmin qytetar: Mirëse erdhe në gjirin tonë, Hoxha Hasan Tahsini i pavdekshëm, përmes dritës së diturisë së madhe, që nuk shvleftësohet dot nga koha, në rrjedhën e saj të pafundme!

Tiranë, mars 2014