Freitag, 18. Dezember 2015

A mund dhe si mund të ndihmohet funksionimi i LKSHM-së ?


A mund të ndihmohet dhe si mund të ndihmohet funksionimi i mëtejmë i LKSHM-së

Shkruan: Brahim Ibish AVDYLI

Një pjesë të vogël të këtyre pikëpamjeve e kam thënë në Kuvendin e dytë zgjedhor të LKSHM-së , të mbajtur në Kostanz të Gjermanisë, me 21 e 22 nëntor 2015.

Por, meqë, duke e parë se linjat e mia kryesore nuk mund të pranohen plotësisht, vendosa t`i botoj në formën e një shkrimi gazetaresk, pa e ndyshuar thelbin e tyre.

Mendoj se kështu është mjaft e rëndësishme të shprehen disa pikëpamje të miat, të shkruara për Kuvendin e II-të të LKSHM-së, megjithëse më është thënë disa herë, se nuk mund të lexohen, ose disa pjesë konkrete mund të thuhen nesër, etj. përveç asaj që ndodhi të nesërmen, deri sa po flisja, dhe më është ndërprerë disa herë fjala prej ndërhyrjeve të parregullta, çka nuk guxon të lejohet. Kur kryetari i nderuar i LKSHM-së, Hasan Qyqalla, t`a jep fjalën, të tjerët mund dhe duhet të ndëgjojnë…

Të gjitha aktet e nevojshme të Kuvendit të II-të, në të vërtetë, nuk i kemi pasur, sado që thotë sekretari financiar apo arkatari, Mentor Thaqi, që i ka dërguar, sepse edhe e-mailet e tij mund të pengohen nga të tjerë, dhe as konsultime të gjithanshme nuk kemi pasur, në raport me të gjitha vijat e Kuvendit, pos atyre që na i ka thënë vetë Kryetari i Kryesisë së LKSH-së, zotëri Hasan Qyqalla.
Meqë LKSHM-së ia duan të mirën dhe vetëm të mirën, duhet t`i themi se të gjithë ne shkruajmë e flasin SHQIP, jetojmë porse në mërgatë, dhe pjesa dërmuese e jona është e shtrirë gjërë e gjatë në Evropë, si kontinent dhe bashkësi, pra nuk mund dhe nuk guxojmë t`a quajnë “letërsi e mërgatës”, sepse jemi të lidhur prore me atdheun shpirtëror, në të gjitha pjesët e tij, në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën Lindore, në Maqedoni, në Greqi, në Turqi e në Itali, dhe shumicën e veprave tona i bëjmë nëpër shtrirjen e Atdheut dhe jemi shkrimtarë shqiptarë e jo të mërgatës; aq më pak nuk duhet t`a denigrojnë me fjalët greko-italiane “krijuesit e diasporës”, sepse, për këte kam diskutuar dhjetra herë, e në veçanti, edhe një vepër e imja quhet tërësisht kështu “Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj”, për çka ne e dimë rolin primar të mërgatës së Zvicrës në pavarësinë e Kosovës, e më tej.

Pra, kam nderin t`u përshëndes për guximin e për gadishmërisë tuaj që të merrni pjesë në Kuvendin e II-të zgjedhor të LKSHM-së, por duhet që të përcjellni pak më me vemendje punimet e Kuvendit, e të shkrimtarëve të veçantë, sepse janë mjaft të rëndësishme. Ju e ndëgjuat pak a shumë edhe profesorin e nderuar, Prof. Dr. Isak Shemën, të cilin posaçërisht e përshëndes, dhe duhet të bëni për të ardhmen tuaj ORGANIGRAMIN, jo sikur vijëzimet e deritashme. Duhet të kuptojmë se çka është ORGANIGRAMI dhe si bëhët ai dhe kujt i drejtohet, pra të bëjmë kështu provat e nxerrjes së LKSHM-së nga kjo gjendje, pothuajse mjaft të vështirë, pas themelimit të LKSHM-së, sepse, kështu ajo e ka të vështirë frymimin e saj, si LKSHM.

Askush nuk do të na ndëgjojë për ekzistimin e vijën e ardhshme të LKSHM-së, për frymimin e funksionimin e mirëfilltë, përdisa përmbahemi vetëm nga disa persona sekondarë e jo nga shkrimtarë tejet të rëndësishëm.

Nuk jemi “krijues” sekundarë të “diasporës”, por shkrimtarë të mirëfilltë shqiptarë që mendojmë gjithnjë e në mënyrë permanente përparimin, afrimin e bashkimin e të gjitha trojeve etnike e autoktone të shqiptarëve. Ne, duhet të na njohë e tërë bota si shkrimtarë; të na ndihmojë e të financojë, sepse nuk shoh asnjë gjermanë në tërë tubimin tuaj zgjedhor, e lere më të tjerë, përpos dy përfaqësusve të Konsulatës së Republikës së Kosovës nga Frankfurti, të cilët kam nderin që t`i përshëndes.

Këtë punë e bëjmë nga vetja, nga mjetet tona, ndonëse në vija shumë të rënduara e të finanzuara poashtu nga xhepi vetiak, duke ia falur këto libra njëri-tjetri, e aspak të financuara nga instancat vendase dhe as ato gjithëshqiptare…
Unë, me mjetet e mija personale dhe pak a shumë edhe me kontributin tuaj, kam marrë pjesë në disa takime dhe në manifestime tuaja, në Koblenz, në Ennepetal apo në München të Gjermanisë, për çka edhe jam krenar që e kam pasur një vend që të pranojë e të më kupojë si poet e shkrimtar, por më shumë i lexojmë punimet tona në mes të njëri-tjetrit, dhe aspak nuk ka të tjerë. Ne nuk krijojmë për vetveten, por për kombin e përqarë e të sakatuar nën politikat e fqinjëve grabitës e antishqiptare, mes për mes të “politikës” sonë lypsarake, korrupsioniste e të fryrë, prej pesë copave të atdheut tonë shpirtëror, dhe nga kjo gjë të vjen të copëtosh veten, sesa të ekzistosh.

Po e them edhe njëherë se jam krenar për tërë disponimin dhe përcaktimin tuaj, por nuk duhet të shkojmë në Kosovë për organizuar ne, sepse atje mund të marrim pjesë si shkrimtarë shqiptarë duke qenë edhe anëtarë të Lidhjes së Shkimtarëve të Kosovës, por duhet të shërbehemi me fondacionet e botës, si shkrimtarë shqiptarë.

E kemi botuar një “Promenadë mërgimtarësh-takimet tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora”, Prishtinë 2014, por kjo është botim i dorës së tretë. “Flas me heshtjen” thotë Mustafë Krasniqi, por të flasësh me heshtjen është të mos thuash asgjë, të flasësh e të mos ndëgjojë askush ose të të lënë si të lajthitur. Nuk flitet me heshtjen, por flitet me zë të qartë, me jehonë, me diapazon, të qetë e me respekt…

Më duhet të them se kulmi i bashkëpunimit ka qenë me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptare “Aleksandër Moisiu” të Austrisë, në bashkëpunim e në udhëheqje të personaliteteve të “Europa-Literaturkreis”, e në mirëpritje si nikoqir të “Internationaler Verein-Kapfenberg”, në Kapfenberg, por po them se ky takim letrar ka qenë një takim shumë i mirë, gjermanisht, me lavdërime, pa marrë parasysh se kam bashkëpunuar me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe të Artistëve “Papa Klementi XI Albani”, nga Suedia, të cilët i përshëndesh dhe i përkrah gjithashtu.

Dihet, se ndër të parat, na përcjellin vështirësitë finaciare, por edhe mostoleranca partiake, politike, rajonale, të stilit e të atyre shoqërore. Kombi ynë etnikë autoktonë shqiptar jeton me këto veçanëri, në një territor të gjërë në Europë, edhe në mërgatë, duke përfshirë edhe ato fetare. Prandaj, siç e kemi bërë moto tonën afrimin ndaj njëri-tjetrit të krijuesve, ndonëse i kemi mijëra kilometra të gjërësisë gjeografike të sipërfaqes së botës, ne duhet të bëjmë si moto tonë afrimin, përparimin e bashkimin e të gjithë kombit shqiptar, nga të gjitha pjesët e veçanta të jetesës; mirëkuptimin e tyre përgjatë të gjitha këtyre veçantive; etj., etj., dhe në fund, të kemi edhe ndihmën e patjetërsueshme të tyre gjatë peripecive tona, në këtë drejtim.

Ne, duhet të jemi shembull i denjë i kësaj veprimtarie; shembull i krijimit tonë të përgjithshëm, pa dallime fetare; rajonale; bindjeje; të veçantive krijuese, sepse krijuesit janë të veçantë nga të gjithë njerëzit dhe të mos e lejojnë veten të ndahemi, por të “zbresin” midis njerëzve dhe të lidhemi me ta, pa marrë parasysh ndasitë tjera politike, shtetërore; rajonale e partiake, të cilat, edhe ashtu na i pengojnë shprehjet tona të vërteta për bashkimin krijues mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.

Jemi Lidhje e Krijuesve Shqiptare në Mërgatë, e këte duhet që ta potencojmë, jemi të lidhur me atdheun, jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Kroacinë dhe gjithë Botën e gjërë. Prandaj, si LKSHM, duhet të dalim prej kësaj ndarje të vetme, p.sh. në Kosovë dhe duhet edhe t`i sigurojmë mjetet tona për punë shumë më të gjëra, jo vetëm nga mjetet personale, sepse i kemi shumë pak…

Kam nderin t`ua përcjell të falat e reparteve të SHKSH të Zvicrës, të vjetrës dhe të rejës, që i kanë “disa pika kundërshtare”, sepse me të dy pjesët kam bashkëpunim, sado që nuk kam pasur kohë të merrem me këto çështje dhe më vie keq që ndarjet vinë në këtë kuptim, si kudo. Një letër e keni marrë edhe ju, prej krahut të parë, prej Besnik Camajt, nga letra e të cilit mund të nxirret se ne e kemi krijuar LKSHM-në nga vullneti i ynë i lirë dhe kemi vetëm një mbështetje mga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës. Por, si shoqatë e pavarur nuk është dashur vetëm që të na mbështesin ata dhe që të na udhëheqin, aq më pak të figurojnë përpara dhe ta zënë hapësirën më të madhe. Nuk është dashur që të na e përcaktojnë edhe agjendën e takimeve tona, të pakten te miqtë e vet, dhe ne duhet ta dijmë mirë se si krijues nuk kemi kufinj politikë, ekonomikë, etj. dhe nuk duhet të na udhëheqin.

Përkundër insistimit të shpeshtë, pasqyra e shpenzimeve ka rënë mbi kurrizin tonë. Mungon trasparenca, pa të cilën ne nuk mund të ecim përpara.
Nga ky krah, që kam qenë edhe në grupin inicues të shoqatës, ai ka qenë krahu që më ka propozuar në cilësinë e anëtarit të Kryesisë dhe jam aprovuar nga ju. Pa qenien time prezente në Kuvendin e SHKSHZ, është zgjedhur Kryesia e re. Mjerisht, duhet të theksoj me këtë rast, theksimin e Bujar Salihut, se komunikimi i përbashët dhe veprimtaritë e përbashkëta të kësaj hapësire të gjërë, Bota, Evropa, etj. nuk janë bërë deri më tani aspak “në masën e duhur”, siç thotë në një konsultim paraprak, Bujar Salihu, nga Kryesia e tanishme e SHKSHZ-së…
Unë i kam pasaysh elementet tona të përbashkëta të veprimtarisë së përbashkët, të aktiviteteve të organizuara në këtë periudhë, qoftë edhe me shoqatat kulturore, që janë për valle e për këngë, jo për letërsi e fjalime, veçanërisht në Zvicër, dhe kam një përvojë të gjërë me këto, saqë me ligj janë mbi 35 shoqata kulturore shqiptare, të njohura në diapazon kombëtar e ndërkombëtar, pa i llogaritur shoqatat shqiptaro-zviceriane apo fetare, që shkojnë mbi 100 shoqata të tilla.

Po e them me një fjalë të vetme, se, LKSHM, duhet të jetë busollë e mirëfilltë e bashkimit, e afrimit dhe jo kursesi e ndarjes sonë.

Funksionini i mëtutjeshëm i LKSHM-së mund të bëhet kur organizohemi në bazë të kombit etnik shqiptarë, pa partishëri, pa shtetësi, pa shtrirje rajonale e grupore. Atëherë i shtrëngojmë pak nga pak lidhjet tona me grupet organizative, shoqatat, lidhjet e krijuesve për të gjithë shtrirjet tona si komb, nëpër mërgatën e gjërë, nëpër botë, dhe do të ndihmohemi me krijimtarinë tonë të ndërsjellë.
Jo vetëm që të jemi kudo e kado prezent me krijimet tona, por t`i thuhet atij apo këtij personi të kryesisë afër kësaj ngjarje, eveminimeti kulturor të këtij shteti, me shkrim, që t`a përfaqësojë LKSHM-në dhe të këmbejmë kështu vlerat, vetitë e mendimet tona krijuese, pra të vetë LKSHM-së. Të gjitha këto shtete duhet t`a kenë nga një nënkryetarë, është apo nuk është kryetar i Lidhjes apo Shoqatës së vet, edhe në ato shtete në të cilat ende nuk është themeluar. Të merremi vetëm nga kriteret e vërteta të personalitetit të tij dhe të potencohet krijimtaria e tij.

Sado miq që do të jemi, nuk është kjo një çështje serioze për të zënë vendet kyqe. Unë jam që të harmonizohet dhe të krijohet një gjë e tillë e frymimit të përbashkët, mbrenda botës së gjërë e nëpër tërë botën, jo nga miqësia, por nga krijimtaria. Të gjithë jeni miq të mirë dhe të gjithë jemi të respektuar. Edhe unë kam bërë mjaft prova dhe udhë me shpenzimet e mia nga penzioni për t`a dokumtuar këtë miqësi.

Pra, ky është propozimi i parë. Unë e kam mik të vjetër Mustafë Krasniqin, që e ka regjistruar në rajonin e vet një portabël për arësimin dhe kulturën, por ne duhet që t`a bëjmë një portabël mbi të gjitha shtetet dhe një shtëpi botuese tonën, që është shumë vështirë të krijohet. E kam të qarta këtë çështje, qoftë nga krijimtaria ime në Evropë, qoftë nga Shtëpia apo Shoqata Kulturore Panshqiptare apo Gjithëshqiptare, të cilën, e kam pasur nëpër regjistrim në Zvicër, ndërsa revistën gjithëshqiptare “Qëndresa” e kam shitur në Gjermani, në Zvicër, në Austri, dhe në disa shtete të tjera, pastaj më mbeti vetëm, si investim vetiak. Pra, u desh që t`a mbylli për shkaqe financiare dhe për shkaqe të tjera ideore. Nuk kishte askund një krah politik; një shoqatë kulturore; një asociacion, një parti që të më përkrahte, sepse nuk kishte askund një politikë të mirëfilltë gjithëshqiptare, pos zhargon të tillë politik.

Ka shumë gjëra që mund të përmblidhen në një pikë: është momenti më i madh që LKSHM-ja të dalë prej konturave shtetërore në relacion kombëtar e ndërkombëtar dhe të jetë e diapazonit të vërtetë gjithëshqiptare, të fillojë gradualisht përmasa të mirëfillta të njohjes e renomesë ndërkombëtare.
Ky është propozimi i dytë, për të cilin do të kisha dhënë kontribut edhe si krijues, nga përvojat e shumta që i kam, por edhe si anëtar i Kryesisë së LKSHM-së apo të zgjedhem në pozita të tjera. Zgjedhjet bëhen këtu, e kësaj radhe nuk i pashë me sy. Metoda më demokratike është të zgjedhen midis nesh…

Propozimi i tretë dhe i fundit do të ishte aspekti financiar. Nuk do mend se sa ke mjete fanaciare, ke edhe zë, kokë mendimi e vend krijimi.

Dihet se gjendja materiale e LKSHM-së llogaritet nga financimi personal e deri te të ardhurat e përgjithshme, apo sponzorimi, i cili është tejet i ultë dhe i padenjë apo i njëanshëm nga një instacë, nga një qeveri, psh. nga Republika e Kosovës.

Të gjithë ne kemi qenë të lidhur me Kosovën e jemi përherë me Kosovën e për te. Kjo nuk ka diskutim. Por, ku është Republika e Shqipërisë; të mos themi se Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, etj., janë dëshmuar se janë armiqë të rrebtë kundër nesh; a i kemi shfrytëzuar sado pak shtetet e tjera, si p.sh. Italinë; Francën, Zvicrën, Austrinë, Slloveninë, Hungarinë, Gjermaninë, shtetet e Beneluksit, Anglinë, shetet Skandinave etj.; dhe a kemi vende të tjera përrreth ku të kërkojmë ndonjë financim të përbashkët, nëpër aktivitete të përbashkëta?…
Kjo gjë mbetet e hapur, por varet si u drejtohemi! E kam ende me vete një “Schweizer Spenden Spiegel”, edicionin e dytë, por ka edhe edicione të tjera, më të reja, njësoj sikur në Germani, në Austri, në Itali, etj. Këto duhet të shfrytëzohen. Mija kërkesa mund të dërgohen, por një përqindje shumë e vogël do të kthehet me përgjigje pozitive. Dhe, varet si shkruhet kërkesa. Ajo nuk guxon të jetë krejt “e zbrazët”, dhe për këtë duhet të ceket edhe ndihma e Republikës së Kosovës, sepse kjo gjë u duhet atyre. Atëherë, do të shihet se cila do të jetë ajo që do të ndihmojë dhe me çfarë shumë do të ndihmojë. Korespodenca shkruhet dhe ruhet…

Tani për tani, nuk do t`u them më tepër. Do ta shohim më vonë, kur të jem më kompetent. Është me rëndësi që këto pikëpamje të botohen e të merren nga krijuesit e mirëfilltë dhe të mos mbeten si pikëpamje “të panjohura”, sepse do të harrohen…