Sonntag, 22. November 2015

Daut Emini - Në kujtim të babait


Nëntë vite pa ty, nëntë vite dhimbje

(Poezi e shkruar me lot në sy për babain tim të dashur,
me rastin e përvjetorit të nëntë të ndarjes nga jeta.
Nevzat Emini 1929-2006)

Sot mbushen nëntë vite, kur ti babë na ike
Nëntë vite mall, nëntë vite patëm dhimbje
Për ty babë që shkove, kurrë nuk u ktheve
Edhe pse shpresojmë dhe të presim ende!

Edhe atëherë babë, kur të kishim pranë 
Ashtu dhe tani babë, kur ty s’të kemi më
Të dashtëm atëherë, të duam edhe tani
Paramendo çka do bënim të ishte me ne!

Nënën e kemi babë, ty s’të zavendëson
Keni qenë i veçantë, për ne dhe të tjerë
Në shpirtë i pastër dhe në zemër i drejtë
Për ato që u njohën dhe jo vetëm për ne!

Me dhimbje në shpirtë dhe me lot në sy
Do të kujtojmë me mall sa të jemi gjallë
S’do të harrojmë babë, për jetë dhe mot
Për ty që të patëm do të ndihemi krenar!