Sonntag, 19. Juni 2016

RTK

Të këndoftë zemra,o Gëzim Kodraliu!

Gëzim Kodraliu
























Ka kohë që në kokë me është ngulitur një mendim, së mergata shqiptare është një "inkubator" ku ruhen dhe kultivohen më fanatizëm traditat dhe vlerat kombetare.
Këtë mendim ma forcoi akoma më shumë përsonazhi qe po ua prezentoj,rapsodi Gëzim Kodraliu.

Djaloshi  nga Javori (komuna e Therandës) Gëzim Kodraliu, si shumë bashkmoshatar dhe bashkatdhetar te tij qe në vitet e '90 dëtyrohet te braktisë vendlindjen dhe te marrë rrugët e botës. Gëzimi bashkë më ëndërrat për një jetë më te mirë  me vete mori edhe dashurinë e parë - çiftelin dhe këngën.

Dashuri kjo që i kishte lindur qysh kur ishte fëmijë , duke dëgjuar rapsodët e kohës ,tek këndonin nëpër dasma dhe ahengje te ndryshme,në oda. Qysh si fëmijë më fanatizëm mëson përmendësh shumë këngë (histori)  te atdhetarëve qe në kohë të ndryshme ia kthyen pushkën pushtuesve te trojeve tona.
Por Gëzimi iu këndon edhe trimave te tre Luftërave Clirimtare te fundit, që u zhvilluanë në trojet tona. Duke bashkëpunuar më shumë tekstshkruas dhe në shumë këngë është kantautor.

Edhe pse kohëve te fundit jemi dëshmitarë te degradimit te vlerave kulturor ne përgjithësi, kurse te këngës në veqanti, ku shumica e këngëtarve (për përfitime materiale) këndojnë muzikë komeciale - tallava, rapsodi Gëzim Kodraliu për asnjë qast s'e tradhtoj këngën e mirëfillt shqiptare. Edhe këtu në Itali me dashuri te madhe këndon këngë trimërie por edhe arshikie te përcjellura me telat e ciftelisë.

Këngëtari Gëzim Kodraliu deri me tash ka nxjerrë disa audiokaseta dhe shumë këngë i ka te pulikuar në Youtube. Gëzimi, bashkpunon më radion "Zëri i Arbërit" në Norvegji, me emisionin "Më thesarët e odave shqiptare" për çka e falendëron nga zemra redaktorin Imri Trena ,për hapësiren qe ia jep. Kohëve te fundit është duke përgatitur edhe një album qe pritet te nxjerrë gjatë pushimeve të kësaj vere.


Në fund edhe ne po e përmyllim këtë prezentim te shkurtër, më urimin ma te shpesht qe e merr sa herë këndon: TË KËNDOFTË ZEMRA GJITHMONË,O GËZIM KODRALIU !


Agim DRENICA