Freitag, 26. Februar 2016

LDK-së dhe të tjerëve, urime presidenti që e meritoni!

Opinion nga Haxhi Muhaxheri

          Pikësëpari dua t'ja uroj zgjedhjen e Hashim Thaçit për president ish kryetarit të LDK-së z. Fatmir Sejdiu, sepse ai duke larguar nga lista ish njerezit me besnik të Ibrahim Rugoves, për hater të Hashës të cilin e kishte ftuar special për të qenë prezent në kuvendin e partisë, në kuvendin që do të pëgjakej, për ta parë me sytë e tij realizimin e skenarit të zi për shkatrrimin e LDK-së. Mëpastaj urimi iu takon të gjithë deputetëve të ish-partisë së Rugovës që që më devotshmeri e servilizëm i qëndruan besnik porosisë së kryetarit të tashëm të partisë, komunistit Isa Mustafa, që t'ja japin kokrrat Thaçit. Një urim special i takon doemos edhe Tetutës, bijës mendjelehtë të presidentit historik qe me dorën e vet ia dha Hashimt kokrrën bashkë me lule!

          Po kënd tjetër duhet uruar? Kush tjetër ka kontribuar në focimin e pozitës politike të çunit të Brojës? Për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president duhet uruar gjithësesi edhe Rambon, sepse ai u mashtrua keq nga tepihi i kuq qe ia shtroi Thaçi kur ai u këthye nga Haga. U tregua mendjelehtë, u mashtrua dhe përkrahi të gjitha bëmat e Thaçit. Rambo para dite e vizitonte varrin e presidentit Rugova, vendoste lule dhe mepastaj jepte dekarata per media duke thën: "Ne jemi duke punuar për rrezimin e Qverisë Thaçi!", kurse pas dite deputet e partisë së tij votonin për miratimin e të gjitha ligjeve që sjellte në Parlamet Qeveria e Thaçit! Prandaj, urime Ramush zgjedhja e Hashim Thaçit për president!

          Një urim për zgjedhjen e Thaçit për president patjetër i takon edhe Albin Kurtit, athere kur më së shumti duhej peshuar fjala publike, dekaroj se "Shqiptaret nuk e duan Amerikën...!" Mjafton një deklaratë e pa matur që ta kesh kundërshtar fuqinë me të madhe të botës dhe shërbimet intelegjente të atij vendi. E po ta kesh kundërshtar Amerikën, do të thotë duhet të pëgatitesh për ta provuar shijën e humbjës.

         Po a ka edhe të tjerë që duhet uruar për zgjedhjen e Thaçit president? Patjetër se ka mjaft, bile edhe nga ata që e kanë gojën përplot me rugovizëm dhe që lejuan LDK-në të arrij në këtë gjendje që është sot. Duhet uruar patjeter edhe akadameiket Nexhat Daci e Sabri Hamiti. Duhet uruar edhe shumë tjerë që i dalin në mbrojtje komunistit Isa Musatafa që me disa sejmen të tij e ka zaptuar LDK-në për t'ja dhën asaj goditjen e fundit dhe për ta quar drejt humbjës së elektoratit.

26. 02. 2016

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen