Samstag, 27. Februar 2016

A u shitën deputetet dhe cili ishte çmimi?

Nga Haxhi Muhaxheri

          Katermbdhjete deputet qe ndryshuan mendjen dhe votuan per Thaçin President, per interesa personale shiten veten dhe nderin e tyre. Ata mbushen xhepat, por edhe ia moren fytyren vetit. Kjo do te jete arsyeja qe elektorati i tyre nuk do t'ua jap me kokrren. Po a mund ti besohet me sojit te Arben Gashit i cili deklaron publikisht ne media se do te marre pjese ne seance, por nuk do ta votoj Thaçin per president, kurse me vone kuptohet se jo vetem qe ka votuar per Thaçin, por nje gje te till e ka bere pa fijen e turpit.

          Po pse nderruan mendje kaq shume deputet? Çka i shtyri ata qe te nderrojne mendje? E ben kete pse u shantazhuan apo pse vendosen te pasurohen, duke shitur voten e tyre ne çastet e fundit, sepse vetem athere çmimi i shitjes se votes ishte astronomik? A qendron fakti se për blerjen e votave jane angazhuar edhe ish agjentet e SHIK-ut, me qellim qe ti hapej rruga ardhjes se udheheqesit te tyre ne krye te PDK_se? Po cili ishte çmimi i blerjes se nje vote. A eshte e vertete se nje vote e blere ka kushtuar nga 100 mije deri ne 500 mije euro?

         Nese deputetet vertete jane blere deputetet bashke me votat e tyre, athere vetvetiu shtrohet pyetja se nga erdhen ato para te pista apo ç'fonde u keqperdoren per blerjen e votave? A mos valle votat jane blere me para te ardhura edhe nga donatoret qe e kane financuar apo e financojne terrorizmin? A kishin dore ne kete pune te flliqte edhe njerezit e ligj qe ju sherbejne ineteresave te huaja dje cilet ishin ata?...

          Këtyre dhe shume pyetjeve tjera mund t'u japin pergjigjen veç sherbimet intelegjente te shteteve mike qe ia duan te miren Kosoves. Presim dhe shohim. Mbase shume shpejt kan per tu kuptuar veprimet e liga dhe shkaqet e verteta qe i ben deputetet ta nderrojne mendjen per ta votuar Thaçin per president, duke ren ndesh kesisoj me deklaratat e tyre publike se nje gje te till nuk kane per ta bere kurr...

27. 02. 2016

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen