Mittwoch, 13. Januar 2016

Veç Isa Mustafa, i ka 100 fryra!

Vargje me spec nga Agim GASHI

O Isa Mustafa
zemër komunisti,
hajt tregoj Kosoves,
ku asht tre përquindshi.

Kur ishe minister
luftove Rugoven,
po çka dreqin ke
tash me diasporen.

Ke zanë nji parti
sa me shit kopalla, 
a mos ta zu diellin
ty Donikë Gërvalla?

Komunist i vjetër
me pushtet në dorë.
mos e mbaj kurrë n'goje
fjalen diasporë.

Se kjo goja jote
nuk ia qëllon hiq, 
zemrat e Kosoves
në mërgim i flliq

Se kur je në zor
me tu nxe ty dora,
del e thu pa marre:
Na rrnofte diaspora!

Ne këtë botë të lume
ba me ngjyra ngjyra,
veç Isa Mustafa
I ka 100 fryra.

Düren, 25.06.2015

Freitag, 8. Januar 2016

Pozitë e opozitë, të dyja te një kazani!

Opinion nga Haxhi Muhaxheri

/Fran Tanushi: Një Qeveri që nuk e do askush..., nuk mund dhe nuk duhet të ndërrohet nga një Opozite që s'dërgon askund!/

Po të ishte thirrur protesta neserme nga organizatat joqeveritare, jam i bindur se do të kishte shumë pjesemarrës. Por pak kush është i interesuar për te kërkuar ndryshime qe në pushtet të vijnë pashallarë të tjerë, qe para së gjithash e kanë interesin e kapjes së shtetit.

Pa dyshim, gjendja e sotme politike është e pa durueshme. Komunisti Isa Mustafa duhet ta liroj jo vetëm postin e kryeministrit, por edhe detyrën e të parit të LDK-së. Kurse i padijeshmi Hashim Thaqi, duhet të mos bëj serish përpjekje e dredhi për të mbetur me forcë në skenën politike dhe për ti sjell edhe më shumë të kqija shtetit të Kosovës.

Thaqi e Mustafa e kanë berë bërllog dhe patjeter duhet te ikin. Por pastaj vetvetiu shtrohet pyetja se kush duhet të vij pas tyre? Kush janë krerët e opozites së sotme? A e meritojnë ata qe të vijnë në pushtet? A ka përbrenda opozitës individ të korruptuar, persona me të kaluar kriminale, njerëz qe u vën haraq të tjerëve, persona që kanë krijuar lista e kanë dhën urdher për likudimin e kundërshtarëve politik e njerëzve të pafajshem...? 

Opozita, për ta fituar të drejten qe të kërkoj besimin e elektoratit për të ardhur në pushtet, para së gjithash, duhet qe ti pastroj radhet e veta. Por, opozita e sotme nuk e ka ketë mundësi, sepse udhehiqet nga dora e fortë e atyre që sot janë në krye të partive opozitare.

Ndaj, kjo është arsyeja që sot qytetaret e Kosoves nuk i besojnë më pozitës e as opozites, sepse siç thonë ata;  të dyjat janë te një kazani, te dyjat udhehiqen nga njerëz joserioz, të luhatshem e me gjynahe te njëjta...

Për ketë arsye, është nevoje parësore dhe domosdoshme e kohës qe të ikë komplet kasta e sotme politike, pozitë e opozitë, në mënyrë qe të krijohet mundesia për ndryshime që sjellin prosperitet të gjithanshëm, për ndryshme te njëmendeta qe të shpetojmë njëherë e përgjithmonë nga të këqijat qe i ka sjell kjo kastë politike e Kosoves. Vetëm kësisoj do të mundësohej ardhja e forcave të reja politike, e njerëzve të rinj me vizione të qarta që duan të kontribuojnë për një Kosovë ndryshe, për një shtet ku kriminelet nuk do të jenë më te fortë se ligji, për një shtet qe u siguron qytetarëve të vet jetë të sigurtë dhe të dinjitetshme.

Prandaj lirisht mund të themi se kjo është koha e fundit kur moralisht jemi të thirrur për ti thën gjerat troç, ashtu di duhet dhe si janë. Përndryshe, dikur do të jetë teper vonë dhe përgjegjës e bashfajtorë për gjendjen e krijuar mund të jemi edhe vet.

PS: Autori nuk është anëtarë i asnjë organizimi politik.

08.01.2016