Sonntag, 30. August 2015

Dy poezi për fëmijë nga Mark Krasniqi


GJIRAFA

Koka si pjepër,
sa plepi – qafa,
këmbët – si shtylla,
kjo është gjirafa.

Lekura e gjirafes
plot pika pika,
krejt si fustani
që e vesh Mrika.

Një gjirafe gome
kam parë në vitrinë,
por qafa e saj
deri n’tra s’mberrin.

Gjirafa e vërtetë
që n’Afrike jeton,
në shitoret tona
kurrë nuk banon.




Urime për Vitin e Ri
(Nga libri për fëmijë “Posta e porositur”)

Ujku deles
Të fala i dërgon,
Vitin e Ri ia uron:
“Oj bardhokë,
Ta ngjitsha në fyt,
T’fala të bën
Kumbara yt!”

Delja shpejt
Iu përgjegj këtij:
“Mua kumbara
Kur t’më vijë
Qeni i Sharrit
I del para
Për të lajmëruar
Se erdh kumbara!
Nga gëzimi
Axha Latë
Do ta zbraz
Martinën e gjatë!
Shumë urime
Për Vit të Ri
Mos t’i pafsha
Sytë e zi!”

_______
Poezine e dytë e ka përzgjedhur shkrintari Rrahim Sadiku, kurse poezinë e parë e huazuam nga interneti.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen