Sonntag, 5. Juli 2015

Lumturi Plaku - Elegjia e turpit


KY TURP I MADH…

Na quajtën « të egër »,

na quajtën « barabar »…
e plotë emra na dhanë,
se për truallin tonë,
na u desh të përlesheshim dhe me fuqi të mëdha…

Na vodhën vlera, kulturë, histori,
troje na shqyen e i bën të tyret,
ndoshta na fundosën dhe në uri,
por ne me traditën,
që kish lindur bashkë me shqiptarinë
me besa-besë, me mbajtjen e fjalës,
me portat kurrë mbyllur, me bujarinë,
me zemrën hapur dhe me bukë e krypë…
Ecëm kryelart
e titullin « të pa besë », kurrë nuk na e than.

Ç’ka ndodhur vallë në vendin tim,
që dridhëron dheu, kokën ulën malet,
e bashkë me qielli çdo gjë po nxin ,
ç’helm farmakosi gjithë Shqipërinë ?

Janë shkelur me këmbë ligjet, traditat,
kanuni i mënçur i Leke Dukagjinit,
që nuk lejohesh të vritej as hasmi në trojet e tua,
pa e nxjerr prej kufirit…

Ç’gjak kishin vall në venat e tyre këta burracak,
që ulën kokën e kombit shqipëtar,
me dorën gjakatare, qëlluan e vranë
dy zogj, dy pëllumba, dy lule në rini,
që na nderuan e nga Çekia na erdhën mysafir ?

Rënkon ndershmëria…
O Zot, turp i madh,
të kapen, të vriten, të digjen të gjallë,
ata, që traditën shqiptare kanë vrarë,
që e ndyn e njollosën e s’ka ujë ta laj!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen