Sonntag, 16. Februar 2014

Rrahim Sadiku - Një buqetë me poezi

 
Me agun e parë
(cikël poezish)

E të nisa

E ta nisa këngën o
pa ditur asnjë varg
duartrokitje pata shumë
të gjithë e kuptuan pikëllimin tim

e të mora rrugën o
pa ditur ku shkoja
të gjithë më treguan kahjen
duke kuptuar kërkimin tim

e të shkova tutje o
duke harruar edhe veten
në humbëtirat e fatit
duke kuptuar zjarrin tim

e të mbeta o
udhëtar i përjetshëm
duke parë cakun tutje
duke mos e kapur kurrë

 
Natë e gjatë

Në natën e gjatë
shkurtazi feksi drita
mandej terri bëri të vetën edhe mendjen

paqe e besim kërkova
te zemra e lënduar

Me agun e parë

Me agun e parë zgjuar shpresa,
eja e më shoqëro tha malli,
ti më shikon nga disa shkresa,
lotin shpëtimtar e shpalli.

Dhe nisem rrugës me vetmi,
e zhurmët shtohen fuqishëm,
kjo botë e vogën për madhështi,
tërheqjen shton fuqishëm.

Etjet ngatërrohen me përpëlitjet,
diku në kohë për të lënë emër,
as shenjë pa i lën përjetësimit.

Dhe vdekja nuk i ndal trokitjet,
në hapa, në mendje, në zemër,
tregon fuqinë e shkatërrimit.

 
Hëna e re
Hënë e re
dukje e vjetër
qentë lehin buzë malit

në lojë të pafund
natyra qeshet zbehtë
përshkuar me dhembje

 
Pritja
Të gjithëve na mashtron pritja
do të vijë
do të vonojë
nuk do të vijë
varemi në pë besimi
se na e sjell shpresa

të gjithëve na tundon pritja
edhe kur nuk presim

 
Labirinth
Kaluan të gjitha bjeshkët
u shtuan të gjitha ultësirat
tuneli i shpresës hapet

njëmijë e një vjet rrugë
labirinthi i lë pa horizont
kulla e fatit rrënuar nga loti

 
Idila

Oj Zogo – vjen kohë e idilës
nuk i vë kot emrin dashuri
rrugës së kërkimit nuk i futesh kot
ajo ndjell si ëndrra
premton si shpresa
mund ta quash edhe dashuri

ajo ndjell si zana
merr ngapak zemër
fal shumë pikëllim

Oj Zogoooooooooooo!

 
Krejt kot tashti

Nga të gjitha rrugët
zgjodhe rrugën time
më vret dalngadal
duke kënduar ninullë

Nga të gjitha këngët
zgjodhe këngën time
më hesht duke bërtitur
më pi me kupën e durimit

Nga të gjitha etjet
shkrumove etjen time
tisin e lidhjes me jetën
e grise pa dhembje

Krejt kot tashti
ecim këndojmë
synojmë brigjet e arta
zbraztia na ka në dorë

 
Lojë pafundësie

Kanë reshur stinët
vitet kanë ngelur në vend
shekujve harruar kujtesës
një epoke pambarim
gjurmët kërkon fatthëna

zi në dritren e kohës
mjegull në palët e shikimit
bigben në pafundin e universit
fillimi kalon mbarimin
besimi në pafundësi

e vjen një dritë nga thellësia
e vjen një mallë nga dashuria
e vjen një dhembje nga bukuria
e vjen një humbje nga marrëzia
e gjitha harrohet si të mos ishte

 
Ulërima
Oooooooooo
Aaaahhhhhh
Euuuuuuuuuuuu
Iaaaaaaaaaaa
Obobobobobo
Auuuuuuuuuuuuu
Yyyyyyyyyyyyyyyy
Ëhëhëhëhëhëh
.........
Bërtita derisa u shterr zëri
mandej u ktheva
shoqëruar me dëshprimin

 
Mëkati
Nuk kanë mëkatnuar pse më kanë lindur
nuk kam mëkatnuar pse jam lindur

e gjitha ka tiparet më të natyrshme

mëkatar mbetem pse për këtë të natyrshmën
nuk di asgjë

 
Deri te fati
Rrugën marr deri te fati
kopsht me lule

mandej njoh ferrat
ferrat
ferrat

kopshti me lule endet kahmos
mbi krahët e shpresës shkon tej ëndrrës

e unë udhëtoj udhëtoj
duke shpresuar degën e ullirit mbi kokë 

Heshtja
Nuk heshtin të gjitha heshtjet
nuk flasin të gjitha fjalët
nuk
pikëllimi flet pa fjalë
vegimi yt jehon largësive
unë as hesht as flas
as shikoj largësitë

 
Ana tjetër e medaljes

Shumë e errët ana tjetër e medaljes
në atë para prej ari
shumë kundërmuese

faqja e parë lëtyrë
me mashtrimin brenda

megjithatë shpresohet
të na tregojë ndryshe
ana që nuk e shohim

 
Shpresa prin tutje
Ngarkuar tej mase
buburrec mbi dhe
s’ndalet e s’ndalet

deri te shtëpia
rruga e pashtruar
pesha shtohet

dhe shpresa prin tutje
për ditët e ngrohta në vatër
për dimrin pa e ndjerë

mandej vjen vala
e të gjitha shkojnë në kurrkund

 
Kush ka kohë
Kush ka kohë të merret me ëndrrën
kur ka tutje shpresën

Kush ka kohë të shikoj agimin
kur zana e shikon nga majmali

kush ka kohë të shikoj prapa
kur joshja i rri para ҫuditërisht bukur

kush ka kohë të mendoj për vdekjen
kur jeta i shkurtohet aq mashtrueshëm

 
Si ideale
E kanë mashtruar
për të mashtruar të tjerët
pa e njohur mashtrimin

Po ai beson

Fufëza

Erdhi nga nuk e prita
lidhur me fjongo ari

u deha
bukuria rrezonte nga ajo
e panjohura trazonte

mandej bang
shpërthimi më la pa sy

 
Ata po shkojnë
Ata po shkojnë
po shkojnë ata

vaporët nisen pa datë pa orë

ata po shkojnë
bëhen përherë e më vegjël në horizont

vetmia ima rritet e rritet

 
E gjitha përsëritet
E gjitha përsëritet
ndodh vetëm një herë
mandej kopjet dalin njëra pas tjetrës

e gjitha përsëritet

 
Nganjëherë
Nganjëherë
me të vdekurin
nuk varrosen të gjitha vdekjet e tij

 
Fati dhe emri
Po largohem tutje
mbetur fushëbetejave

kam humbur shumë
në luftën që nuk e desha

mbetur fushëbetejave
i vendit tim mbetur

po largohem tutje
të kthehem përsëri

këtu më pret fati
dhe emri njeri

 
Takimi me lirinë
Sa gjatë të shikova
E nuk të shijova!
Isha i robëruar!

Vuajtjes të njoha,
pashë se s’kisha patur sy,
derisa nuk besova me ty,
Liri!

Mandej më ftove,
rrugën për jetë tregove,
madhështi!

Ah, sa isha i lumtur!
Kuptova sa kohë kot kisha humbur,
pa u betuar në ty!

 
Heshtje
Me heshtjen eca
ajo shkoi më tutje
tej kërkimit tim
lidhur dhimbjeve të mëdha
ishte më shumë se shurdhim...

 
Fjalët
Ky njeriu
o njeriu
ka ligj fjalën
për të mos i besuar fjalës

Unë besimtari
rrahur nga rrugët të jetës
nuk mësoj dot
fitore quaj ato që kam pësuar
besim i quaj vuajtjet që më kanë shoqëruar

unë njeri i fjalëve
fjakët pa i kuptuar kurrë
thurr rrjeta fjalësh
ngulfas mendjen time

rrah veten me fjalë e rrihem nga fjalët
fjalamanët kujtojnë se nuk di të flas...

 
Udhëtim dhembjeje
Detit të lotëve po i biem mes për mes
duke njohur etjen

larg yjet për të na ngushëlluar
ngusht zemrat
as vdekja nuk gëzon këtu

posht honet
koralet vizëlluese
malli margaritar

mespërmes po i biem edhe pikëllimit
valëzuar trupat deri në pakthim

 
Pikëllimi
Mbi mua kalon lokomotivë e pikëllimit
as dhembja nuk është më si ishte
as shpresa

vetëm dëshpërimi shtohet me tepri
deri te agimi nuk shkohet kështu

ndoshta pse ndjehem ngusht
në botën e gjërë
vetmuar dyerve të kohës

 
Libri i vjetër
Jam duke kërkuar librin e vjetër
për t’ia besuar fjalën e re
futem në librin e kujtesës
njëmijë e një vjet kërkim
si një ditë
lindja e diellit përsëritet
besoj se besoja
diellin tim
në librin e vjetër humba veten

 
Gjethi i tharë
Stina e ka kapur pabesisht
krejt e ka zverdhur
e ka rrudhur qebesa
pa e kuptuar ka ngjyrë tjetër
pehatet nga era si i panënë
bie përdhe pa zë
e shkelin pa e parë
e shtyjnë
mandej nuk është më

 
Harrimi
Duke kërkuar thesarin e humbur të jetës
guaskën tonë harrojmë ta hapim

shkojmë tutje pa ditur ҫka kemi brend
jashtë duke nxjerrë pamjen mashtruese

derisa harrojmë edhe emrin që kemi
kemi margaritarë a zbrazëti në brendi
nuk na bëhet vonë

 
Kënga e këngëve
Do të këndoj këngën më të bukur
shoqëruar me gulshe vaji
i gëzuar do të jem
nuk më mund dot pikëllimi
lis mbetur në erë
rrënjë e pashkulur

Do të këndoj këngën më të dashur
shoqëruar me dhembjen e kujtimeve
i ri do të jem
i vjetër sa koha
gjurmë që kudo shihet
gurë që nuk lëkundet

Do të këndoj këngën e përshpirtshme
lindur përsëri e përsëri
nga hiri im disa herë shkrumbuar
për të mbetur lis në erë
për t’u njohur si gjurmë
gurë që peshon në vend të vet 

Rrugët e dritës (Ragip Kҫikut, urim për ditëlindje)

Të pafundëta rrugët e dritës,
Të pafundëta rrugët e dritës,
kërkim i pafund matet me to,
një hap kah e mbara dhe e vërteta
i thot jetës: ti je ajo!

Ti je ajo që na ke mundësuar,
për të lënë gjurmë në kohë e hapësirë,
botën e rrëmujshme për ta drejtuar,
për t’i thënë vetes: diҫka ke arrirë!

E dëshiruara mbetet prapë tutje,
t’na joshë me dukje përjetësive
shkojmë drejt saj dielli duke na prirë
duke mbjellë kopshte dashurie.

 
E diela
Sa shumë kam qarë lutjeve
për të të qenë i qeshur

sa shumë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen